Bazeli ka marrë ngjyrat gjermano-turke, një shenjë e cila të përfshin në atmosferën që po krijon gjysmëfinalja e parë e Euro 2008.
Flamujt e të dy vendeve janë shfaqur nëpër ndërtesa dhe njerëz nëpër makina i valëvisin ato nëpër rrugë.
Organizatorët kanë llogaritur të shpërndajnë 245 mijë litra birrë për rreth 100 mijë të pranishmit në kampet e tifozëve nëpër qytet.
Interesi për këtë takim është aq i lartë sa të gjitha dhomat e hoteleve deri në 80 kilometra larg Bazelit janë të zëna.
Të dy grupet e përkrahëseve kanë treguar një frymë miqësore, por policia gjithsesi do të jetë në gatishmëri me forcat e shumta për të ndalur veprimet e dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes./tvklan.al