Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Mirditë duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të vendasve, por edhe turistëve. Qyteti i vogël i Rrëshenit është veshur me dekorin festiv, ndërsa sheshi “Abat Doçi” është kthyer çdo mbremje në sofrën mikpritëse për vendasit dhe vizitorët.
Me moton “Festo N’Mirditë”, përgjatë gjithë muajit Dhjetor po organizohen një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike, ku janë vendosur dhe shtëpizat prej druri, me fokus promovimin e turizmit, kulturës, traditës dhe gastromonisë në këtë zonë.
Atmosfera e krijuar çdo mbrëmjes po tërheq vëmendjen e qytetarëve të cilët thonë se kjo është mënyra më e mirë për të festuar festat e fundvitit.
Bashkimi i Mirditorëve, po jo vetëm, në sheshin kryesor të qytetit të Rrëshenit është qëllimi e veprimtarive festive të cilët kanë nisur prej datës 6 Dhjetor dhe do të vijojnë përgjatë gjithë muajit thotë Drejtor i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Andi Shqalsi.
Ky organizim i Bashkisë Mirditë në bashkëpunim me insitucionet në varësi të saj, vjen për të dytin vit radhazi në qytetin e vogël të Rrëshenit me qëllim që festat e fundvitit të jenë sa më të gëzueshme.
Klan News