“Me Çelësa në Derë” në Tv Klan këtë të shtunë ndryshe nga herët e tjera nuk është në Tiranë, por në bregdet. “Turquoise Marina” është një nga rezidencat më unike që spikat përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut, duke ofruar një ambient luksoz me një arkitekturë unike shumë pranë detit e natyrës.

Bashkëthemeluesja e “SunSet really Luxury Real Estate”, Armelinda Shitza jep më shumë detaje rreth kësaj rezidence të lakmuar jo vetëm nga blerësit vendas, por dhe ata të huaj.

Armelinda Shitza: Kjo është një rezidencë ‘luxury’ pranë bregdetit Adriatik, në Gjirin e Lalzit. Ky është blloku elitar sepse ka vetëm 15 breza vilash.

Teksa tregon veçoritë që e bëjnë akoma dhe më unike këtë rezidencë, ajo shprehet se si bashkëthemeluese ka vendosur që të jetë një banore e përhershme e saj.

Orinda Huta: Dhe ajo që është për t’u theksuar në këtë pikë që vetë ju si investitorë keni zgjedhur që edhe vilën tuaj ta keni pikërisht këtu.

Armelinda Shitza: Unë kam presupozuar që të jem banore e përhershme në këtë rezidencë, specifikisht për tipologjinë brenda, sipërfaqeve të banimit, kushteve të jetesës dhe facilitetet që ajo mbulon.

Orinda Huta: Turquoise Marina është një rezidencë ende në ndërtim dhe është me e madhja në bregdetin Adriatik, por gjithsesi në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Është një kompleks shumë i mirë ku vilat kanë distancë nga njëra-tjetra, që është shumë e rëndësishme në fakt.

Kjo rezidencë është një ndër projektet më të mëdha jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit prej një sipërfaqe totale prej 350 mijë metra katrorë./tvklan.al