Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të së Dielës në Shkozë. Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë. (Lexo më shumë)
Mësohet se gjatë lëvizjes me makinë, 4 autorët e dyshuar dhe viktima kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin, ndërkohë që vajza në fjalë ndodhej në makinën e 18 vjeçarit Aurelio Dervishi.
Në foton më poshtë, viktima Aurelio Dervishi:
Më pas sherri verbal ka agravuar në përplasje fizike, aq sa 20 vjeçari Frensis Shehu dhe 4 të miturit kanë përdorur thikat. Goditja me thikë ishte fatale për të riun. Fatkeqësisht, ai vdiq rrugës për në spital.
Shoqërimi në komisariat i 4 të dyshuarve u bë i mundur mëngjesin e sotëm. Sipas bluve, ata u gjetën në zonën e Farkës.
/tvklan.al