Kur makina e Xhesika Mur u dëmtua në një aksident, ajo ishte e vendosur që kjo të mos ta ndalonte të votonte për kandidaten demokrate Kamala Harris.
Kështu, banorja e Xheorxhias udhëtoi me autobuzët falas të mundësuar nga organizata për të drejtat civile NAACP, dega e Atlantës, për të shkuar në qendrën e saj më të afërt të votimit, në një shkollë në Sandy Springs, në periferi në veri të qytetit.
Çështja që ajo kishte parësore, ishte ajo e abortit në një shtet që e ndalon atë pas gjashtë javësh shtatëzani.
“Kjo është gjëja që ka më shumë rëndësi për mua, se përse unë po votoj! Jo se rruga tjetër ishe një opsion. Kisha emocione që kur u zgjova. Duhej që të votoja! Dhe e dija që do të ndodhte pavarësisht se nuk kisha makinë!”
Keiliah Ouens, që gjithashtu kishte probleme me makinën tha se ajo do të votonte për Harris ndërsa ka në mendje të ardhmen e djalit.
“Çfarë ajo do për Amerikën është edhe ajo çfarë unë dua për djalin tim se si të jetojë e të ketë mundësinë të përjetojë. Makina ime është në servis, por votimi ka rëndësi për mua. I thashtë vetes se do të ecja e do të nxitoja vetëm për të votuar.”
NAACP,grupi i të drejtave civile për afro-amerikanët me më shumë ndikim në SHBA, tha se po organizon transportin e votuesve me autobuzë prej dekadash me partnerë të ndryshëm. Ky shërbim do të jetë aktiv gjatë gjithë procesit të votimit.
Klan News