Avokati mbrojtës i ish-ministrit Ilir Beqaj teksa po fliste për mediat në ambientet jashtë SPAK u shpreh se ish-ministri Beqaj nuk e ka njoftuar as avokatin për kontrollin e banesës së tij.
Avokati u shpreh se kjo thekson faktin dhe dëshirën e ish-ministrit Beqaj për të qenë i hapur ndaj hetimit.
“Po mund të them se vendimi i gjykatës i kishte të listuar të gjithë emrat e personave, të gjithë ju është bërë kontrolli i banesës dhe jo për të gjithë është bërë njoftimi për të pasur të drejtën e një avokati gjatë kontrollit. Dyshimet e prokurorëve janë evidentuar në vendimin e gjykatës, por për momentin nuk mund të them detaje. Janë disa çështje që prekin zotin Ilir Beqaj, por nuk jam në dijeni të deklaratës dhe nuk mund të vërtetoj saktësinë e këtij komenti. Nuk ja vlen të komentoj dyshimet që mund të ketë organi i akuzës dhe aprovimin e këtyre dyshimeve përkohësisht sa i përket kontrollit të banesës ajo që ja vlen të komentoj është dëshira e zotit Beqaj që të jetë i hapur gjatë hetimeve dhe kjo theksohet me faktin që ai nuk ka njoftuar avokatin e tij gjatë kontrollit të banesës.”/tvklan.al