Nadarajah Nithiyakumar, 41-vjeç ka rrëfyer se ka sulmuar më thikë vajzën e tij Pavinya, 19 muajshe dhe djalin e tij 3 vjeçar Nigash në shtëpinë e tyre në Ilford, Londër.
Sipas asaj që shkruan The Independent, ngjarja ka ndodhur më 26 Prill dhe në të njëjtën ditë autori u kap nga policia pas lajmërimit nga ana e bashkëshortes së tij Nisa, e cila ishte në dush në kohën kur kishin ndodhur vrasjet.
Vajza e vogël është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa djali i tij është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe humbi jetën nga plagët e marra.
Në deklaratën e tij për policinë e vendit, ai ka thënë se ishte në depresion dhe se ishte i mërzitur nga disa klientë të tij në dyqanin ku punonte, para se të ndodhte incidenti.
Babai kishte pranuar më herët se e kishte menduar vetëvrasjen disa herë, por nuk mund ta bënte me mendimin se “fëmijët e tij do dilnin nga binarët.”/tvklan.al