Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coins” është zbuluar një banesë me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave në lagjen “15 Shtatori” të Tepelenës.
Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e babë e bir, përkatësisht H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e të birit 35 vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al