Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibob.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë të dy drejtuesit janë lënduar.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Klan News