Një sherr mes disa gjimnazistëve ka ndodhur ditën e djeshme në Tepelenë.
Policia bën të ditur se sherri ka ndodhur në afërsi të gjimnazit ku të rinjt mësojnë teksa blutë thonë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
“Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë./tvklan.al