Dy ndeshjet e para të Europa League për këtë të enjte, nuk prodhuan surpriza.
Rangers fitoi në transfertë ndaj Malmo-s, me rezultatin 0-2. Vendimtar në këtë takim ishte Nedim Bajrami, i cili realizoi golin e parë.
Fantazisti shqiptar, shënoi pas vetëm 55 sekondave lojë, duke përfituar nga një top i kthyer nga shtylla.
Ky ishte edhe goli i parë i Bajramit me fanellën e Rangers, skuadër ku u transferua në merkaton e verës.
Në takimin tjetër, Fenerbahce triumfoi në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Royal Union. Skuadra e drejtuar nga Mourinho, hodhi pas krahëve humbjen në derbi ndaj Galatasaray-t dhe u rikthye te suksesi. /tvklan.al