Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporen, Taulant Balla ka vijuar takimet me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u prit nga Kryetarja e Bashkisë së Fairview Violeta Berisha në New Jersey.
Ministri Balla tha se Violeta Berisha është e para shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq e rëndësishme.
“Kjo është një arritje jo vetëm e juaja personale, por është një arritje e të gjitha grave dhe vajzave shqiptare, sepse ju jeni e para vajzë dhe grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA. Ke bërë krenar jo vetëm familjen tënde, por ke bërë krenarë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet dhe vendet ku jetojnë.”
Më datë 26 Tetor në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të takohet me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klan News