Gjatë vizitës në SHBA ku po zhvillon takime me bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në SHBA, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla është nderuar me “Çelësin e Qytetit” dhe certifikatën e mirënjohjes në New Jersey.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ministri Balla thekson se është kënaqësi e veçantë të pritej nga Kryetari i Qarkut Bergen në New Jersey, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë.
“Shumë i nderuar për Çelësin e Qytetit dhe Certifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Qarkut Bergen, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë”, shkruan Balla.
Ministri Balla në New Jersey u prit në një takim edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Fairview Violeta Berisha, e para grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA./tvklan.al