Kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina u detyrua të largohej nga vendi, disa javë pas përshkallëzimit të protestave masive që kërkonin dorëheqjen e saj.
Mijëra protestues pushtuan rezidencën e kryeministres, pas lajmit të dorëheqjes dhe largimit drejt Indisë.
Shefi i ushtrisë së Bangladeshit, Uaker-Uz-Zaman tha se ushtria do të formojë qeverinë e përkohshme dhe bëri thirrje për qetësi e dhënien fund të dhunës.
Në protestat e dhunshme që pushtuan vendin prej 170 milionë banorësh u regjistruan dhe mbi 100 viktima.
Tv Klan