Të paktën 11 persona kanë humbur jetën për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë pjesën perëndimore të Indisë.
Shumë qytetarë po vuajnë nga probleme shëndetësore të cilët u janë drejtuar spitaleve.
Në këtë spital në qytetin perëndimor të Ahmedabadit të cilët prisnin në rradhë ju ofruan pije të freskëta për të përballuar temperaturat e larta.
Një situatë e ngjashme po përjeton edhe Pakistani fqinj i cili që nga e enjtja ka regjistruar temperatura shumë të larta.
Edhe pse përballen me një valë të fortë të nxehti që ka përfshirë rajonin, ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në qytetin e Jacobabad i cili është një nga qytetet më të nxehta në botë ua ka shtuar vështirësitë. Në këto kushte, shumë prej tyre kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë.
Banorët e Jacobabad do të duhet të përballen me nxehtësinë për të paktën dy javë të tjerë.
Ndërkohë në Bangladesh pritet një ciklon. Ngjarjet ekstreme të motit në Azi janë si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkatuara nga njeriu.
Klan News