Banka Botërore miraton financim shtesë prej 80 milionë $ për të mbështetur axhendën ambicioze të Shqipërisë për modernizimin dhe transformimin dixhital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët.
Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor që është në zbatim në këtë fushë, me investim prej 65 mln usd.
Financimi shtesë i sapo miratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme: Rimodelimi dhe dixhitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore. Zhvillimi i një platforme të re dixhitale për prokurimin publik dhe zbatimin e një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike.
Klan News