Banka e Kursimeve ndërron emrin në Raiffeisen pas 6 muajve të blerejes së saj nga grupi bankar Raiffeisen Bank me një aktivitet 130-vjeçar. Raiffeisen është banka me prezencën më të madhe në tregun në rajon. Ndërrimi i emrit të Bankës së Kursimeve e bën atë tërësisht pjesë të organizatës Raiffeisen. Precedenti i Raiffeisen International Herbert Stepic u shpreh se ekonomia shqiptare ka nevojë për likuiditet financiar e Raiffeisen është e gatshmeta sigurojë.

Herbert Stepic: “Arsyja e tretë e ndërrimit të emrit është se për komunitetin e investitorëve të huaj, fakti që ata gjëjnë emrin Raiffeisen në Shqipëri, është një sinjal më i fortë sesa shpjegimi që Banka e Kursimeve është një filial i Raiffeisen. Shqipëria është në prag të një procesi integrimi në Evropë. Një numër investuesish potencialë, që po shtohen dita-ditës, do të vijnë dhe do të kërkojnë për investime sikurse edhe për partnerët e besueshëm për këtë investim.”

Ndërsa zëvendëspresidenti austriak i kësaj banke Steven Grunerud u shpreh se ka filluar huadhënia në sektorin e korporatave. Javën e ardhshme nis në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ndërsa në nëntor do të nisë huadhënia për individët.

Steven Grunerud: “Për sa i përket procesit të huadhënies, unë parashikoj që Raiffeisen do të japë 150 mln euro hua për ekonominë e Shqipërisë të shpërndarë në të gjithë sektorët, që nga kompanitë e mëdha deri tek individët. Në qoftë se ju e merrni rrogën nëpërmjet Raiffeisen, ju do të keni mundësi të merrni një hua me afat brenda 6 muajsh.”

Në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore Raiffeisen Bank iu shërben më shumë se 4 mln klientëve të rinj. /tvklan.al