Banorët e fshatit Kakome janë mbledhur në një tubim paqësor për të kundërshtuar vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të KRRTRSH-së për ndërtimin e një fshati turistik në këtë zonë.
“Sot gjithë populli i Nivicës dhe i të gjithë bregdetit do të betohet që do t’i mbrojë këto toka me të gjitha format deri edhe me jetën e tyre.”
Banorët i kanë dhënë afat qeverisë deri në datën 30 gusht për të tërhequr vendimin e KRRTRSH-së për ndërtimin e një fshati të madh trusitik në zonën bregdetare të Kakomesë. Ata kanë deklaruar se do të reagojnë ashpër për të mbrojtur pronat e stërgjyshërve të tyre.
“ Në ditën e shenjtë të Kakomesë dhe ashtu siç kemi qenë përjetë, bij dhe zotër të saj, ashtu do të mbetemi derisa vetë Zoti të na largojë nga kjo jetë. Së bashku betohemi!”/tvklan.al