Nuk prodhoi fitues derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që kishte gjithçka brenda përveç fituesit.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën rrjetat u tundën dy herë. Arsenali kaloi në avantazh me Martinelli-n në minutën e 60-të, por vetëm 10 minuta më vonë, Pedro Neto barazoi shifrat me një supergol.
Me këtë barazim, Chelsea mban vendin e tretë me 19 pikë, po aq sa edhe Arsenali, që renditet në vendin e katërt. /tvklan.al