Përbërësit:
200 gr oriz basmat
50 gr ruklola
20 gr curry
5 gr tumerik
4 barbun
1 karotë
1 kungull jeshil
1 arrë kokosi
Speca me ngjyra
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të nxehtë vendosim orizin që të ziej. Presim në kubikë specat, karotat, kungullin dhe i skuqim të gjitha në të njëjtën kohë në një tigan me pak vaj ulliri. Në të njëjtin tigan shtojmë edhe rukolat, hudhër dhe vazhdojmë i skuqim. Më pas tek perimet shtojmë edhe orizin e zier dhe i tiganisim të gjitha bashkë. Shtojmë në to lëngun e arrës së kokosit, curry, tumerik dhe vazhdojmë i tiganisim derisa të jenë gati. Kalojmë në miell barbunin dhe e skuqim në një tenxhere me vaj për skuqje. Orizin dhe perimet që skuqëm të gjitha bashkë i vendosim tek arra e kokosit dhe mbi të shtojmë për dekor sërish arrë kokosi./tvklan.al