Rafael Leao nuk konsiderohet vetëm si një përforcim i mundshëm për trajnerin Hansi Flick, por edhe një përgjigje e presidentit Joan Laporta ndaj blerjes së Kilian Mbape nga Real Madrid.
Kjo është arsyeja se përse Barcelona, pavarësisht kundërshtisë nga Milani vazhdon që të këmbëngulë për portugezin.
Blauganat kanë ofruar 60 milionë Euro, shto këtu edhe një lojtar me kuqezinjtë që interesim kanë shprehur për Koman.
Mosardhja e Nico Williams, i cili në fund vendosi të qëndrojë në Athletic Bilbao, ishte një goditje e rëndë për Barçën, që humbi edhe Gundogan, me gjermanin që ka vendosur të kthehet te Manchester City.
Laporta kërkon që t’u dhurojë tifozëve një emër të madh, për ta forcuar edhe më shumë ekipin që përpara ka një betejë të fortë në la Liga kundër Real Madridit.
Klan News