Përfaqësuesit e Marcus Rashford u takuan me drejtorin sportiv të Barcelonës, Decon, me katalunasit që po garojnë me Borussia Dortmund për ta marrë sulmuesin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas Daily Mail, drejtuesit blaugrana kanë pasur takime me menaxherin e Rashford, me disa klube evropiane që duan shërbimet e 27-vjeçarit. Në Dhjetor Rashford u shpreh se se ishte ‘gati për të nisur një sfidë të re larg “Old Trafford”, duke nisur garën për të.

Barcelona ka qenë gjithmonë ekipi i preferuar i anglezit, por pengesë është pagesa e futbollistit. Lojtari merr 400 mijë Euro në javë. Bisedimet e Decos e menaxherit të lojtarit u zhvilluan në Lisbonë, me Barcelonën që ndodhej në kryeqytetin portugez për të luajtur në Ligën e Kampioneve kundër Benfikës.

Por në klub e pranojnë se momentalisht është e vështirë që të regjistrojnë Rashfordin, për shkak të problemeve financiare. Plani është që të të largojë Eric Garcia-n si edhe Ansu Fatin, në mënyrë që të ketë hapësirën e nevojshme për sulmuesin 27-vjeçar.

Barcelona vuajti jo pak për të regjistruar Dani Olmo-n dhe Pau Victor në fillim të këtij muaji për shkak të kufizimeve financiare, pasi u ndaluan nga La Liga. Klubi e çoi çështjen në Këshillin e Lartë të Sportit, me institucionin që vendosi që lojtarët të regjistroheshin përkohësisht.

U argumentua se të dy futbollistët nëse nuk do të luanin, do të kishin dëme në karrierën e tyre, e gjithashtu në futbollin spanjoll. Por ky vendim solli kritika nga klubet e tjera.

Klan News