Rikthehen protestat e dhunshme në rrugët e Barcelonës, ku qindra protestues u përplasën me policinë gjatë protestës për Pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.
Shkak i shpërthimit të protestave u bë vendimi i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanches për të mbledhur Këshillin e Ministrave në Barcelonë. Një veprim që nga katalanasit që duan shkëputjen nga Spanja, shihet si provokim.“Të rrëzojmë regjimin” dhe “duam liri” thërrisnin protestuesit, ndërsa nuk munguan as këngët patriotike.
Katalonja, rajonit më i pasur i Spanjës kërkon prej vitesh Pavarësinë. Tentativa e fundit ishte në vitin 2017, kur presidenti rajonal Carles Puigdemont shpalli shkëputjen nga Spanja pas një referendumi, por Madridi zyrtar e cilësoi të paligjshëm dhe Puigdemont përfundoi në arrati.
Tv Klan