Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” se SHISH ka përgjime gjatë fushatës zgjedhore të 25 Prillit të politikanëve që kanë lidhje me eksponentë të krimit të organizuar. Ai u shpreh se përgjimet janë të dokumentuara, por përbëjnë sekret shtetëror dhe nuk i janë vënë në dispozicion selisë blu.
Mentor Kikia: Ju bëtë një deklaratë që organe ligjzbatuese kanë përgjime të politikanëve të nivelit të lartë janë të lidhur me eksponentë të lartë të krimit të organizuar. Në momentin që bëhet kjo deklaratë unë mendoj që nuk jemi në kushtet e një thashethemnaje që t’i ke 2 shpi ai tjetri ka 3 shtëpi. Çfarë faktesh ka për këtë? A ka fakte konkrete për këtë? Dhe nëse po a janë referuar në organet përkatëse?
Gazment Bardhi: Ju e dini, SHISH bën përgjime parandaluese. Nuk është se ka përgjime procedurale që çojnë në burg. Janë indicie që shërbejnë më pas për të çuar në institucionet e tjera ligjzbatuese. Mund të konfirmoj, është që zyrtarisht na është konfirmuar që në kuadër të informacionit që kemi kërkuar për zgjedhjet që gjatë fushatës zgjedhore ka të dhëna të mbledhura nga SHISH për lidhje të politikanëve me eksponentë të krimit të organizuar.
Blendi Fevziu: Bëhet fjalë për përgjime, përgjime ambientale? Varet çfarë lloji.
Gazment Bardhi: Janë të dokumentuara. Këto përbëjnë sekret shtetëror dhe nuk i vihen dot në dispozicion PD. Kjo është përgjigja që ka sjellë SHISH. Janë të dhëna që ndodhen atje.
Blendi Fevziu: Kjo është deklaratë shumë e rëndë. Nëse SHISH…
Gazment Bardhi: Pse bëjmë sikur nuk e dimë ne këtë?
Blendi Fevziu: Çfarë nuk dimë? Kjo është e tmerrshme. Se çfarë dimë ne me të dëgjuar dhe nëse ka përgjime politikanësh që flasin me eksponentë të krimit dhe quhen sekret shtetëror kjo është katastrofë.
Gazment Bardhi: Po ju flas sekret shtetëror për t’iu vënë në dispozicion një partie politike. Edhe njëherë, një partie politike dhe opinionit publik këto të dhëna nuk i vihen në dispozicion. Në kuadër të një procesi për të zbuluar lidhjet e papërshtatshme, konkret e papërshtatshme që nga njëra anë kanë shkatërruar demokracinë dhe kanë fuqizuar krimin e organizuar, SHISH ka detyrimin t’ia dërgojë SPAK-ut.
Për këtë çështje foli edhe eksperti për çështjet e sigurisë, i cili më parë ka mbajtur detyrën e shefit të Përgjimeve të Shërbimit Sekret. Ai tha se SHISH, synon që të minimizojë përgjimet që ndodhin në mënyrë kolaterale, pra që nuk janë ata qëllimi i përgjimit. Në këto raste, eksperti tha se nëse një politikan përgjohet rastësisht kërkohet verifikim nga parlamenti nëse ka një çështje të hapur. Përgjimet sipas Dyrmishit ndodhin vetëm kur politikani vendoset nën hetim me procedurë gjyqësore.
Blendi Fevziu: Zoti Dyrmishi në një periudhë pak më të shkuar ka qenë shefi i Përgjimeve të Shërbimeve Sekrete. Ka qëlluar që në përgjimet e shërbimit sekret të ketë pasur materiale kompromentuese dhe në këtë rast si vepron Shërbimi Sekret, ia referon organeve të drejtësisë apo i arkivon.
Arjan Dyrmishi: Ka një numër mekanizmash që synojnë të minimizojnë ato që quhen përgjimet që ndodhin në mënyrë kolaterale.
Blendi Fevziu: Ç’do të thotë kolaterale?
Arjan Dyrmishi: Që nuk janë ata qëllimi.
Gazment Bardhi: Pra përgjon një trafikant dhe del Vangjush Dako.
Blendi Fevziu: Si veprohet me këto përgjime
Arjan Dyrmishi: Po, por edhe profesione të mbrojtja siç është mjeku, avokat. Legjislacioni jonë nuk i mban këto, është relativisht i vjetër. Koncepti i procedurave minimizuese ka për qëllim të evitojë përdorimin e të dhënave të marra përtej objekteve të punës.
Blendi Fevziu: Nëse ka rënë një politikan në përgjim me një person të krimit të organizuar. Shërbimi Sekret ia vë në dispozicion të SPAK-ut apo nuk është objekt i tij.
Arjan Dyrmishi: Jo, nuk mund t’ja vejë, ligjërisht do të duhet të diskutohet si rregull. Kërkohet verifikim në parlament nëse ka një çështje të hapur.
Blendi Fevziu: Po i ra kolateral nuk e fut dot.
Arjan Dyrmishi: Nuk e fut. Që një politikan të bëhet subjekt hetimi penal do duhet që të vendoset me procedurë gjyqësore, që do të thotë që të kërkohen prova./tvklan.al