Lajme Arkiva 2004

Opozita kërkon të shfrytëzoj dhe shtresën e ish të përndjekurve politik për të realizuar qëllimet e saj. Kështu u shpreh ndër të tjerat sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Socialiste Bardhyl Agasi duke folur për dëmshpërblimet e ish të përndjekurve politik.

Opozita ka kundërshtuar shtyrjen e këtij projektligji në kuvend vetëm për arsye politike dhe ndërkohë që me ardhjen e saj në pushtet Partia Socialiste e ka trajtuar me prioritet këtë çështje, tha Agasi.

Bardhyl Agasi: Ish të përndjekurit politik deri më sot kanë marrë 119 shoqëri aksionere me 4.6 miliardë lekë privatizimi. Mbi 1800 apartamente me vlerë gati 2 miliardë lekë. kesh 2.2 miliardë lekë, letra me vlerë 17.5 miliardë Lekë. kanë përfituar mbi 1300 bursa studimi për fëmijët e tyre etj.

Zoti Agasi shtoi se Partia Socialiste do të presë rekomandimet e komisionit të Venecias, për të dhënë një zgjidhje të plotë dhe realiste për dëmshpërblimet e ish të përndjekurve politik.

Ditën e enjte protesta e ish të burgosurve politik përpara Kuvendit të Shqipërisë u acaruan dhe disa prej tyre u shoqëruan nga policia./tvklan.al