Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë çështjen e Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se afera e teatrit është vjedhja më e dhunshme që i bëhet shqiptarëve nga Rama.
“Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord”, shkruan Basha në Tëitter, ku ka shpërndarë edhe deklaratën e organizatës Europa Nostra në mbështetje të Teatrit Kombëtar.
Kujtojmë që mbrëmjen e së enjtes Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ky vendim vjen disa ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave që ia kaloi truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës.
Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta dërgoi një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë që ia kaloi truallin Bashkisë së Tiranës./tvklan.al
Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord. https://t.co/DShrc7VJ4o
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 15, 2020