“Sy m’Sy” me komentuesit në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka zgjedhur të ju përgjigjet qyyetarëve përmes një videoje direkte.
I pyetur në lidhje me Lulzim Bashën, Kryeministri Rama nuk ka kursyer batuat në lidhje me politikanin, të cilin e quan “ëmbëlsirë”.
Më tej mes humorit, Rama shprehet se ndjen nostalgji për Lulzim Bashën, të cilit i thotë se sa herë që ja kujtojnë, ka një përvëlim për të.
Pyetje: Do ju bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që duan?
“Nuk e di se çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur. Nuk e di si do ja bëjmë që ta kemi prapë Lul Bashën. Ëmbëlsira e të gjithëve ka qenë Lul Basha. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha se e keni parasysh ju. Nga të gjitha që ka thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku ju se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, përvëlim”, u shpreh Rama.
/tvklan.al