Lulzim Basha ka prezantuar programin elektoral me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, në Kuvendin që po zhvillohet në Parkun Olimpik të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Basha i ka bërë ftesën çdo kundërshtari politik për debat për Shqipërinë që meriton më shumë.

Lulzim Basha: PD vjen sot me një përfaqësim të ekipit më të mirë, të cilët për më shumë se 1 vit, ju paraqesim sot programin e PD-së, Shqipëria meriton më shumë. PD do të angazhohet në një dialog të përditshëm dhe të përjavshëm me familjet shqiptare.

Shqiptarët meritojnë më shumë dhe me PD-në që nis që sot punë në transparencë të plotë, do të paraqesim të gjitha propozimet tona. Sot nga kjo platformë i bëj ftesën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne për Shqipërinë që meriton më shumë. Çdo debat do t’i nxjerrë ata pa këpucë fare. Le të vazhdojmë me muajt e ardhshëm me shqiptarët për atë që kërkojnë nga PD.

Propozimet tona të bazuara në një analizë të hollësishme të gjendjen aktuale dhe mundësisë së Shqipërisë. Edi Rama e trajton shtetin shqiptar si pronën e tij private. Pasuritë e këtij vendi grabiten nga një grusht njerëzish me lidhje të drejtpërdrejta me të. Ne jemi PD e Shqipërisë, ne besojmë në Zot, tek Shqipëria dhe familja. Për ne familja shqiptare, qendra e gravitetit të planit tonë për Shqipërinë që parashikon fondin e mirëqenies për familjes.


/tvklan.al