Reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese do të jenë në qendër të aksionit politik të opozitës me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Përpara se maxhoranca e opozita të nisin nga puna për këto dy reforma që janë pjesë e marrëveshjes së 18 mMajit, Lulzim Basha priti në zyrën e tij për afro një orë aleatin historik të demokratëve, kryerepublikanin Fatmir Mediu.
“
Diskutuam për koordinimin e opozitës dhe pritshmërie që kanë të bëjnë me reformëN zgjedhore dhe atë kushtetuese që kanë nevojë për angazhimin e gjithë ekspertëve te opozitës përpara se të bashkëpunojmë me palën tjetër”.
Sa i përket reformës zgjedhore, Mediu shprehet kundër propozimit të bërë nga nënkryetari I demokratëve Edmond Spaho, për votimin me detyrim në zgjedhje.
“
E djathta bazohet mbi individët dhe liritë e individit dhe çdo gjë qe bie ndesh ne këtë koncepte për mendimin tim është e paparanueshme”.
Mediu pohoi se ka një iniciativë për protestë ditën e shtunë, teksa në seanë plenare pritet zgjedhja e Gramoz Rucit në krye të kuvendit dhe Fatmir Xhafaj në postin e Ministrit të Brendshëm.
Tv Klan