Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK-ut që të flasë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Kreu i opozitës gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët i bëri thirrje drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, që të dalë haptazi dhe të tregojë nëse kanë nisur hetimet për kallëzimet për inceneratorët në Elbasan, Tiranë dhe Fier.
“Është detyrimi juaj zoti Kraja. Jeni të mirëmbrojtur nga mafia. Jeni të mirëpaguar. Janë marrë këto masa që të mos keni frikë dhe të mos kapeni nga mafia, në mënyrë që të ndëshkoni politikanët e kriminuar. Zoti Kraja dhe prokurorë rë SPAK hapeni gojën. Tregojuni shqiptarëve që po ju vidhet ditë për ditë buka e gojës. A i keni nisur apo jo hetimet? Në çfarë faze janë hetimet? Çfarë ju pengon të bëni detyrën? Heshtja juaj ulërin në Shqipëri. Heshtja juaj inkurajon hajdutët dhe vjedhjen e shqiptarëve”, tha Basha.
Basha tha se me projektbuxhetin e citit 2021, 120 milionë Euro janë dhënë për koncensionet. Madje për kreun e demokratëve, ndërkohë që është në diskutim çështja e inceneratorëve, qeveria i ka paguar 300 mijë Euro atij të Elbasanit. Basha foli edhe për buxhetin e vënë në dispozicion për pandeminë.
“Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë”, tha Basha duke cituar FMN-në. /tvklan.al