Kanë përfituar që s’ka patur njeri në shtëpi dhe hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Matteo Salvinit në Romë.
Mediat e shtetiit fqinj thonë se ata kanë mundur të shkojnë drejt kasafortës, por nuk e kanë hapur dot. Megjithatë, ata mund të kenë marrë sende të tjera me vlerë që kanë qenë në shpi.
Kanë qenë fqinjët e zv.kryeministrit italian të cilët kanë njoftuar policinë për shkak të zhurmave që kanë dëgjuar në shtëpi. Kur efektivët e policisë kanë hyrë hajdutët ishin zhdukur.
Dinamika e vjedhjeve është shumë e ngjashme me ato të të tjera gjatë natës që janë përshkallëzuar në kryeqytet gjatë javëve të fundit, veçanërisht në lagjet periferike. E përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se hajdutët nuk kishin si objektiv shtëpinë e zv.kryeministrit, por ka qenë një vjedhje rastësore.
Klan News