Biznesi dhe dashuria nuk kanë rezultuar një kombinim i mirë për Aldor Ninin. Gjatë bisedës në “Shije  Shtëpie” në Tv Klan, ai tregon se ka tentuar një ide perëndimore pas ndarjes duke ruajtur raportet e punës me ish-in. Kjo vazhdoi për 2 vjet, por në fund rezultoi që nuk funksionoi për ta.

Aldor Nini: Kam bërë një gjë shumë të çmendur. Pas ndarjes kam bashkëpunuar me atë personin për gati 2 vjet.

Ermelinda Ndoja: Dhe ka rezultuar i suksesshëm, e shikon? Apo jo? jo?

Klegia Troksi: Domethënë ju ishit bashkëpunëtorë të suksesshëm, por jo partnerë të suksesshëm?

Aldor Nini: Ky ishte mendimi im shumë amerikan, gjerman, europian… por jo shqiptar dhe provova të realizoj këtë gjë në Shqipëri. Nuk  funksiononte për arsye se disa njerëz nuk janë në gjendje ta ndajnë atë pjesën, pjesën personale që tani je ndarë, kjo është pjesa e punës me pjesën personale. Normalsisht ka edhe lëndime, arsye të tjera pse ndoshta njerëzit nuk edhe duhen./tvklan.al