Tory Lanez u martua fshehurazi me Raina Chassagne pak para se këngëtari të burgosej, por tani bashkëshortja e tij kërkon divorcin. Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga Page Six, Lanez u martua në qershor 2023, vetëm tre muaj para se të merrte një dënim me 10 vite burg për shkak se plagosi këngëtaren tjetër, Megan Thee Stallion, në korrik 2020.
Bashkëshortja e tij po kërkon gjithashtu kujdestarinë e vetme ligjore dhe fizike të djalit të tyre 7-vjeçar, Kai. Shkak për divorcin mësohet të jenë bërë mospërputhjet në karakter.
Plagosja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje që përfshinte Lanez dhe Megan pasi u larguan nga një festë në pishinë të mbajtur në shtëpinë e Kylie Jenner në zonën e Los Anxhelosit më 12 korrik 2020.
Megan më pas pretendoi se Tory i kishte ofruar asaj dhe shoqes së saj Kelsey Harris miliona dollarë për të heshtur për ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, të dy artistët të cilët patën mosmarrëveshje kanë patur një lidhje intime me njëri-tjetrin.
Klan News