Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Himara, qyteti buzë detit Jon është kthyer në mollë sherri mes socialistëve dhe partisë që mbron të drejtat e minoriteteve. Dy herë kryesocialisti Nano ka shkelur Himarën duke akuzuar aleatin Melo, për bashkëpunim me qarqe që konsiderojnë Himarën tokë greke.

Ky pretendim i fqinjit jugor ka detyruar të djathtët dhe të majtët shqiptarë, të mbështesin në balotazh kandidatin socialist për kryebashkiak të Himarës Viktor Mato.

Besnik Mustafaj:- “Interferencat të artikuluara tani së fundi dhe nga ministri i jashtëm grek Papandreu në lidhje me Himarën, pra ndërhyrjet greke ne na bëjnë të palejueshme, dhe të pambështetura as historikisht dhe as aktualisht, na shtyn ne të zgjedhim t’i bëjmë thirrje elektoratit tonë, që të votojë pa hezitim për kandidatin e PS”./tvklan.al