Lajme Arkiva 2003
Prej ditës së nesërme në unazën e Tiranës nuk do të qarkullojë më fugonit taksi që deri më tani kanë kryer shërbimin në urbanet e linjës. Bashkia e Tiranës prej ditës së nesërme do të vendosë në shërbim të qytetarëve në linjën e unazës rreth 35 autobusë. Linja e unazës është një nga linjat më të ngarkuar ame pasagjerë dhe prej më tepër se 4 vjetësh paralelisht me autobusët në këtë linjë kanë punuar edhe fugonit taksi.
Është folur disa herë për daljen nga qarkullimi i tyre pasi duke ndaluar vend e pavend krijonin probleme në trafik për gjatë gjithë unazës. Ndërkohë që nga Bashkia thuhet se që prej ditës së nesërme në linjën e unazës nuk do të punojnë më fugona taksi, shoferët e tyre thonë se nuk janë njoftuar për një gjë të tillë dhe do të vazhdojnë punën.
Shoferi: S’na ka lajmëruar njeri letrat e bashkisë i kemi në rregull.
Shoferi: Kemi dalë në punë, s’kemi marrë vesh gjë.
Gazetarja: Edhe nesër do të dilni në punë?
Shoferi: Po, s’di gjë për ndalim.
Shoferi: Nga bashkia nuk kemi marrë ndonjë njoftim, por dimë që kanë ardhur autobusa.
Gazetarja: Nesër ju do të vazhdoni punën normalisht?
Shoferi: Nesër në qoftë se ata na bllokojnë, natyrisht që do bllokohemi.
Shoferi: S’na kanë lajmëruar. Ne jemi me licencë. Afati është deri në fund të Marsit i licencës.
Aktualisht në linjën e unazës së kryeqytetit punojnë rreth 100 fugona taksi që duket se sot për herë të fundit kanë kryer shërbimin urban në këtë linjë./tvklan.al