Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Masa dhe ndëshkime për të gjitha firmat e ndërtimit, që nuk respektojnë ligjet dhe vendimet e bashkisë. Projekti për të ndërtuar të ashtuquajturën libër të zi të bashkisë është duke përfunduar. Ndërkohë në regjistra janë shënuar 9 firmat e para, që nuk plotësojnë kushtet elementare të kodit të punës, lejet e dhëna nga KRT, si në rastet e shtimit të kateve të apartamenteve.
Në grupin e këtyre firmave futen edhe 51 firma ndërtimi të cilat janë paralajmëruar nga bashkia, për lirimin e trotuareve. Për shkelje të ligjit nga të gjitha firmat, sanksionet e vendosura nga bashkia janë gjobat, por nëse emri i firmës regjistrohet në bashki për shkelje të njëpasnjëshme atëherë sanksioni është heqja e licencës./tvklan.al