Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024–2025.
Ky vendim synon të mbështesë financiarisht nxënësit që ndjekin arsimin bazë dhe të mesëm në institucionet arsimore publike të kryeqytetit duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin dhe edukimin e tyre.
“Përsa i përket solidaritetit dhe bursave, është në nderin e Bashkisë së Tiranës dhe këtij Këshilli Bashkiak, që jep 2500 bursa ekselentëve për çunat e gocat me 10-a. Duam ta vijojmë këtë ritëm dhe dua të falenderoj të gjithë nxënësit e shkëlqyer. Të gjithë i kemi njësoj, por ata që bëjnë një përpjekje ekstra të veçantë, janë krenari për qytetin. Jam i vendosur që të vijojmë t’i bëjmë këto pagesa. Ndërkohë, 451 i kemi për arsimin profesional publik.”
Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për garantimin e ushqimit në shkolla për të gjithë nxënësit e sistemit 9-vjeccar.
“Përsa i përket projektit “Ushqimi në shkolla”, parashikohet shpërndarja e një pakete ushqimore falas për nxënësit e 9-vjeçares. Sot kemi bërë një revolucion për dietën e vogëlushëve tanë në kopshte. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë edhe për ata të 9-vjeçares”.
Nisma për komensimin ushqimor për nxënësit do të nisë të zbatohet për të gjitha shkollat e Tiranës nga Shtatori i vitit 2025.
Tv Klan