Replika për idenë e bashkimit me Kosovën
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë bërë bashkë në një listë për të garuar në zgjedhjet për parlamentin serb. Ata zakonisht kanë bojkotuar zgjedhjet, përveç Partisë për Veprim Demokratik që zakonisht fitonte një deputet. Uniteti është paraqitur si autorësi me ndikimin nga Tirana.
Kryetari I Preshevës, Shqipërim Arifi, thotë se arsyeja e bashkimit është që shqiptarët të paraqitën një zëri për çështjet kombëtare dhe qëllimin e kanë që të ketë një grup parlamentar shqiptar Brenda Kuvendit.
Çelës për zgjidhjen e problemit zakonisht është parë bashkimi me Kosovën. Idenë e ka bërë më reale përmendja në opsionet e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Nga qyteti jugor i Nishit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, zgjidhjet e tilla i ka quajtur dëshira.
“Ultimatumet nga Prishtina ku dëgjoni se i vetmi kusht është njohja e Kosovës nga Serbia apo kanë edhe dëshira shtesë dhe apetite territoriale dhe në këto vetëm mund të buzëqeshni”.
Ish kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, i vetmi që bojkoton zgjedhjet parlamentare është shprehur kundër një ideje të tillë duke mos kursyer gjuhën ndaj qeverisjes në Tiranë.
Kuvendi i Serbisë ka 250 deputet, por nuk ka vende të rezervuara për minoritarët.
Tv Klan