Mbrëmjen e sotme emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka nisur sezonin e ri. Gazetari Blendi Fevziu e startoi puntatën e parë me temën “Marrëveshja Kosovë-Serbi”.
I ftuar në studio ka qenë edhe gazetari Baton Haxhiu i cili është shprehur se kjo marrëveshje e nënshkruar nuk ka peshë implimentuese. Gjithashtu tre nga pikat e kësaj marrëveshje kanë qenë pjesë edhe e disa marrëveshjeve të tjera europiane.
Haxhiu shprehet se nëse Kosova nuk do merrte pjesë në këtë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, do ishte një gabim historik, por edhe pjesëmarrja e saj ishte një show në Shtëpinë Bardhë për një marrëveshje që nuk sjell asnjë gjë në implementimin e saj.
Blendi Fevziu: Baton si e sheh marrëveshjen në tërësi dhe kush janë pikat e forta dhe të dobta?
Baton Haxhiu: Në këtë marrëveshje nuk ka as pika të dobëta, as të forta sepse përveç tre pikave që janë në marrëveshje, kanë qenë brenda disa marrëveshjeve që kanë qenë europiane. Ajo që është negociuar edhe nga Presidenti Hashim Thaçi pika e cila ka të bëjë me Izraelin ka qenë shumë e diskutueshme që një vit e gjysmë më herët, gjatë negociatave për arsye se Turqia edhe atëherë ka qenë kundër vendosjes së ambasadës dhe për faktin që Kosova insistonte që të konkuronte për Interpol, atëherë ka qenë një tërheqje nga kjo.
Asnjë marrëveshje e nënshkruar nuk ka peshën implimentuese e para. E dyta, për arsye se të gjitha këto janë në dokumentet europiane. Po të mos kishte marrë pjesë Kosova do të bënte gabimin e madh historik për shkak të prezencës në Shtëpinë e Bardhë, por gjithashtu edhe pjesëmarrja e saj në Shtëpinë e Bardhë në këtë marrëveshje, përveçse një show në Shtëpinë e Bardhë, për marrëveshjen nuk sjell asnjë gjë në implementimin e saj. Unë besoj se e gjitha kjo do të mbartet në Bruksel. Ky është momenti i fundit që SHBA do të angazhohet për Kosovën në të ardhmen. /tvklan.al