Në një intervistë ndryshe, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nuk i ka kursyer batutat.
Përballë aktorit të “Klanifornia”, Albano Bogdos, në rolin e Blendi Fevziut, Klosi tha se në këtë periudhë izolimi, berberi është personi më i kërkuar për të prerë flokët.
“Është e gabuar t’u flasësh qytetarëve tani për flokë, kur berberi i lagjes është bërë më i kërkuari, ta gjesh me polici. E shikon si jemi bërë të gjithë me flokë të gjata?! Është bërë parlamenti apo qeveria, është bërë si parlamenti i 91’, kur për të lënë flokë tregohej desidencë, edhe kur lë mjekër. Tullacët tani janë më të lumtur se e bëjnë me makinë, ne duhet t’i presim te berberi. Berber s’ka, do bëhemi dhe ne me bisht-pëllumbi”.
Ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjeve “pikante” të aktorit, Blendi tha se këtë sezon veror çadrat do të ketë një distancë nga njëra tjetra me 2.5 metra.
Aktori: Çadrat do i vendosni në distancë? 10 metra?
Blendi Klosi: Jo po 200 metra… një çadër nga një çadër do të jetë vetëm 2.5 metra larg dhe kjo është për momentin, duke parë sesi do shkojë problemi dhe mund të jesh prapë afër me të dashurën tënde në një çadër… /tvklan.al