Bayern Munich regjistroi fitoren e katërt radhazi në Bundesligë, pasi mposhti minimalisht në transfertë skuadrën e St Paul.

Goli i shënuar nga Musiala në minutën e 22-të, i dha triumfin bavarezëve, që shkëputen në krye të renditjes me 26 pikë.

Zhgënjim total nga Borussia Dortmund, që u mposht me rezultatin 3-1 nga Mainz. Verdhezinjtë konfirmojnë momentin e vështirë, pasi mbajnë vendin e shtatë me 16 pikë.

Nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 Bayer Leverkusen ndaj Bochumit në transfertë. Kampionët e Gjermanisë, pas 10 javëve kampionat, renditen në vendin e katërt me 17 pikë. /tvklan.al