Te Bayern Munich duken shumë aktivë në merkato, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
Bavarezët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Tom Bischof nga Hoffenheim. 19-vjeçari ka spikatur me paraqitjet e treguara, duke bërë që në gjurmët e tij të vihen klube me emër.
Talenti gjerman firmosi me Bayern Munich deri në verën e vitit 2029, por do të bashkohet me ekipin vetëm në verë.
Hoffenheim ka arritur marrëveshjen që ta mbajë futbollistin deri në fund të sezonit dhe më pas do e lejojë të kalojë te Bayern-i. /tvklan.al