BE do të shtojë 10 mijë trupa të Fronteks për të forcuar ruajtjen e kufijve. Plani u lajmërua nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjatë vizitës në Vienë ku u prit nga Kryeministri austriak Sebastian Kurz.
“Ramë dakord që Komisioni Europian të bëjë një propozim për menaxhimin e kufijve në Shtator. I kemi vendosur vetes synimin për të pasur 10 mijë patrullime policore deri në vitin 2027”.
Në qendër të takimit të Juncker me presidencën e BE, që drejtohet nga Austria, ishte pikërisht kriza e emigrantëve. Presidenti i KE përshëndeti Vjenën për qasjen pro-europiane, nën moton një Europë që mbron.
Kjo është në thelb ajo që unë besoj, Europa duhet të qëndrojë më pranë njerëzve,
tha Juncker.
Tv Klan