Bashkimi Europian kërkon bashkëpunim dhe jo përplasje me administratën e re të Donald Trampit në Uashington. Në të parin fjalim para Parlamentit Europian, kreu i Këshillit, Antonio Costa kërkoi që për çështje ekonomike të bashkëpunohet.

“Presim të punojmë ngushtësisht me administratën e re amerikane për të zhvilluar më tej një bashkëpunim ekonomik pozitiv dhe të drejtë si dhe për të punuar në realizimin e prioriteteve tona të përbashkëta për prosperitet dhe siguri, por ne natyrisht që do të mbrojmë interesat tona.”

Costa bëri thirrje që BE të shpërblejë edhe arritjet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit. Ndërsa, për presidenten e Komisionit Ursula fon der Lajen nga Forumi Ekonomik Botëror, bashkëpunimi me SHBA është më i nevojshëm se kurrë.

“Kemi hyrë në një epokë të re të konkurrencës së ashpër gjeostrategjike. Ndaj, prioriteti ynë është të angazhohemi sa më shpejt me SHBA për të diskutuar interesat e përbashkëta. Te jemi pragmatikë, por t’u qëndrojmë parimeve tona.”

Më herët nga salla e Parlamentit Europian, eurodeputeti i djathtë danez Anders Vistisen tha se Groenlanda që është pjesë territoriale e vendit të tij nuk është për shitje, ndaj nuk e përmbajti fjalorin.

Tv Klan