Ursula von der Leyen: Rusia po manipulon tregun duke mos dërguar gaz në Europë për shkak të sanksioneve
Komisioni Evropian ka zbuluar një seri propozimesh për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë që ka tronditur Evropën pas pushtimit rus në Ukrainë.
Çmimet e energjisë dhe inflacioni janë rritur në të gjithë Bashkimin Evropian prej 27 vendesh pasi Moska shkurtoi furnizimet me gaz si përgjigje ndaj sanksioneve, duke nxitur veçanërisht të djathtën ekstreme, të argumentojnë se sanksionet po godasin më shumë BE-në dhe duhet të zbuten.
“Ne po propozojmë një kufi për të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Këto kompani po bëjnë të ardhura që nuk i kishin llogaritur, as nuk i kishin ëndërruar. Dhe mos më keqkuptoni, në ekonominë tonë të tregut social, fitimet janë mirë. Por në këto kohë është e gabuar të marrësh të ardhura dhe fitime të jashtëzakonshme rekord që përfitojnë nga lufta dhe në kurrizin e konsumatorëve tanë. Në këto kohë, fitimet duhet të ndahen dhe të kanalizohen tek ata që kanë më shumë nevojë”, është shprehur Ursula Von Der Leyen.
Von der Leyen, tha se Evropa ishte diversifikuar nga energjia ruse, por Moska ende po manipulon në mënyrë aktive tregun dhe çmimet e gazit
“Vitin e kaluar, gazi rus përbënte 40 për qind të gazit tonë të importuar. Sot ka rënë në 9 për qind. Rusia po manipulon tregun dhe me këtë dua të them se ata nuk po e dërgojnë atë në Evropë sipas ndaj kontratave që ekzistojnë, pra ky treg nuk funksionon më. Nga ana tjetër ulja e kërkesës së energjisë gjatë orëve të pikut do ta bëjë furnizimin të zgjasë më shumë dhe do të ulë çmimet. Kjo është arsyeja pse ne po paraqesim masa për vendet anëtare”, ka thënë Von der Leyen.
Von der Leyen mbajti fjalimin vjetor të sindikatave në Parlamentin Evropian në Strasburg me zonjën e parë ukrainase Olena Zelenska që ishte e ftuar nderi. Gjatë këtij fjalimi, shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian.
“Dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji ta dini, ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union, dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”.
Ursula von der Leyen kishte veshur ngjyrat e verdha dhe blu të Ukrainës në mbështetje të Kievit së bashku me zyrtarë të tjerë të BE-së.
Klan News