Filmi i animuar “Inside Out 2”, arrin rekord. Në vetëm pak muaj që nga publikimi është bërë filmi me fitimet më të larta dhe ka kaluar 500 milionë dollarë në arkat botërore, sipas një Walt Disney.
Gjatë javës së kaluar projekti kinematigrafik gjeneroi 155 milionë Dollarë në shitjet e biletave në SHBA dhe Kanada gjatë fundjavës së parë. Dy publikimet e fundit, “Elemental” dhe “Lightyear”, u renditën në vendin e dytë dhe të tretë.
“Inside Out 2” është vazhdim i filmit të vitit 2015 që fokusohet tek emocionet e një vajze të re të quajtur Raili. Nëse në filmin e parë kishte të bënte me ndjenja si gëzimi, frika dhe zemërimi, filmi i ri trajton çështje të tilla si zilia dhe ankthi.
Suksesi i këtij filmi është një nxitje për drejtuesit e kompanive kinematografike, të cilët kanë më pak filma për të shfaqur këtë vit për shkak të vonesave të shkaktuara nga grevat në Hollyëood vitin e kaluar nga aktorët dhe skenaristët që kërkonin në atë kohë paga më të mira dhe mbrojtje nga inteligjenca artificiale. Origjinali “Inside Out” mblodhi vetëm 90 milionë Dollarë në verën e vitit 2015.
Klan News