Bashkimi Europian thotë se që nga viti 2016 ka investuar 1.8 milionë Euro për transformimin e aseteve të konfiskuara nga aktiviteti kriminal në ndërmarrje sociale nga të cilat përfitojnë komunitetet në të gjithë Shqipërinë.

BE shton se nga qendrat e artit te punëtoritë e thurjes, këto iniciativa mbështesin viktimat e krimit dhe parandalojnë përfshirjen e të rinjve në krim.

“Konfiskimi i pasurive të përfituara nga aktivitetet kriminale nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e aseteve. Bëhet fjalë për kthimin e asaj pasurie në shoqëri, rikthimin e besimit te drejtësia dhe sigurimin që krimi të mos përfitojë. BE-ja e ka mbrojtur prej kohësh këtë qasje dhe ka rregulla në fuqi se si duhet të menaxhohen dhe riinvestohen asetet e konfiskuara për përfitim publik për të financuar programet sociale, për të mbështetur grupet e cenueshme dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse,” tha Andre Rizzo, Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.


/tvklan.al