Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë përmes një deklarate ka përsëritur se duhet të ketë zero telorancë për kërcënimet që bëhen ndaj medias.

Në një postim në Twitter, delegacioni thotë se është thelbësore që gazetarët në Shqipëri ta bëjnë punën pa kërcënim, ngacmim dhe frikësim.

“Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, thotë delegacioni i BE-së.

Pas BE-së, reagoi edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë.

“E drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen”, thuhej në reagimin e tyre.

/tvklan.al