Ajo nuk do të bashkëpunojë me këngëtarët shqiptarë me famë botërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e emocionuar për albumin e saj të dytë, që do të dalë në shitje javën e ardhshme. Albumi i saj i parë “Expectations” në vitin 2018 u prit shumë mirë, ndërsa tani ajo është gati për një album me plot këngë të reja.

Në njw mundwesi që Bebe u ka dhënë fansave të saj të parashtrojnë nga një pyetje në Twitter lidhur me albumi e saj të ardhshëm  shumë prej tw cilave edhe u është përgjigjur. Teksa zbuloi se shumica e këngëve do të jenë “të errëta”, Bebe Rexha u pyet nga një fans edhe në lidhje me bashkëpunimin e shumë përfolur me shqiptaret tjera të famshme ajo shuan shpresat për një bashkëpunim me Rita Orën, Dua Lipa, Ava max.

31-vjeçarja disa vite më parë iu kishte bërë një ftesë të hapur vajzave në Twitter për t’u bërë bashkë për një super-bashkëpunim, por që mesa duket nuk është gati të ndodhë për momentin. “Dueti me Rita Orën, Dua Lipa dhe Ava Max nuk po vjen, apo?”, ka pyetur një nga fansat.

Ndërkohë, artistja me rrënjë shqiptare i është përgjigjur duke shkruar: “Sinqerisht jo. Do të doja por jo”.

Mesa duket, katër divat shqiptare nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim, që më shumë se kurrë do të vinte në pah talentin e shqiptarëve.

Klan News