Dua Lipa është fejuar. Sipas mediave të huaja, ajo dhe Callum Turner kanë hedhur një hap të rëndësishëm pas propozimit të aktorit në ditën e Krishtlindjes.

Çifti është bashkë prej një viti dhe po planifikon që të festojë për fejesën me familjen e miqtë në vigjiljen e Vitit të Ri.

“Ata janë të fejuar dhe s’mund të ishin më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për të dhe janë një çift i mrekullueshëm. Familjet dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Ka qenë Krishtlindje fantastike për ta”.

Dua postoi në rrjetet sociale një foto ku dukej një unazë fejese. Në të ajo shkroi se ishte kthyer “në shtëpi për pushime” pasi përfundoi pjesën e parë të turneut të saj në Azi. Në një tjetër foto, ajo duket sikur përpiqet ta fshehë paksa unazën.

Mbrëmja që Dua po organizon do të jetë plot me të  famshëm. Në listë mendohet se janë përfshirë emra  si Bella Hadid, Harry Styles, Emma Watson dhe pritet të jetë festa më e madhe në Londër./tvklan.al